Saturday, December 13, 2014

Pershkrimi i nje personi

Qe ne momentin e pare qe une mberrita ne kete bote, qe ne frymarrjen time te pare, qe ne perpelitjen e pare te syve te mi, une u gjenda ne krahet e njeriut  qe une e dua me shume se askend tjeter.U gjenda ne duart e personit qe pas pak do te behej epiqendra e botes sime.
Cdo here qe qaja  arsyeja ishte ajo. Cdo here qe qeshja komikja ishte perseri ajo. Sa here qe une rrezohesha, nena ime vraponte e friksuar per te me ngritur, sa here qe semuresha, nena ime ishte e gatshme te sakrifikohej per mua.
E pse te mos e dua une nje njeri te tille? Pse te mos jete ajo njeriu me i rendesishem per mua , kur une  gjithe jeten e kam pare me sy admirimi, kur une gjithe jeten jam perpjekur ti ngjaj  sadopak, jam perpjekur te eci ne hapat e saj .....?
Nena ime eshte njeri i thjesht, me karakter te forte, here autoritare dhe shpesh here zemerbute, ashtu si vetem zemra e nje nene di te sillet. Nena ime gjithmone ka qene shume drejte   me te gjithe.... Ne, asnjehere nuk ka ditur te na ndaje e te na vecoje njeri nga tjetri.
Ajo ne pamje te pare te le nje pershtypje  si nje person me karakter te ashper, por ne te vertet eshte krejt e kunderta, ajo gjithmon qesh. Kjo ndoshta eshte dhde arsyeja e rrudhave te himeta qe i jane krijuar ne pjesen e syve dhe te faqeve. Nena ime eshte thinjur pak, ka kaluar kohe e gjate ...apo problemet dhe mendimet kane bere qe ajo te thinjet?
Per mua nuk eshte e rendesishme se sa kohe do te kalojem, sa rrudha do te krijohen, sa thinja do te dalin, per mua rendesi ka qe me ka rritur nje nene e perkryer, me ka rritur me shuem dashuri dhe perkujdes.
Cdokush ne kete bote, po ta pyesesh per nenen, do te flase me fjalet me te mira, por une mendoj se dashurine e madhe qe une kam per nene time nuk ka fjale ta pershkruaje.
Cdokush thote se nena e tij eshte me e mire ne bote, por une vertet mendoj se nena ime e ka permbushur detyren e saj ne menyren me te persosur,  prandaj dhe eshte me e mira ne bote..........
♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥


 ♥

17 comments: