Saturday, December 6, 2014

Ese per perkufizimit






Ç'eshte dashuria? ♥
Ç'eshte dashuria? Kjo  duhet te cilesohet si pyetja nje milion dollareshe  sepse shume jane perpjekur te japin nje perkufizim ekzakt  persa i perket termit  "dashuria", por asnje s'ka mundur te dije ta percaktoje. Edhe shkrimtaret me te njohur, me liriket, nuk kane ditur ta percaktojne kete ndjenje te mistershme, qe pothuajsse ngjan me nje fantazem, ku te gjithe flasin per te, por asnje nuk e ka  pare.  
Une nuk jam as filozofe as shkrimtare qe te di te "ve pikat mbi i ", nuk kerkoj te hiqem si eksperte per ta percaktuar kete term, por nje mendim timin e kam. Une nuk pretendoj te di se c'eshte dashuria per gjithe njerezit, por mund tju them se c'eshte dashuria per mua.
Dashuria eshte te dish gjithcka per nje person dhe perseri te duash te rrish prane tij me shume se me cdo njeri tjeter. Dashuri do te thote te luftosh, pa marre parasysh asnje dhe asgje. Dashuria nenkupton mirenjohjen, ndershmerine, respektin besimin, sigurine dhe respektin reciprok.
Deshira e vetme qe ka nje person i dashuruar eshte mireqenia e personit qe i zoteron zemren. Mendimi i vetem, sa here qe fle dhe zgjohet, i nje njeiu te dashuruar shkon per personin qe do.
Te dashurosh do te thote te kesh nje enderr, endrren per te qendruar prane njeriut qe te ka semurur zemren, ne jete te jeteve.
Dashuria eshte ajo ndjenje qe jeton ne dy trupa, si nje shpirt i vetem.
♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥!♥♥♥♥!♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥♥!♥♥♥♥♥♥♥♥!♥♥♥♥♥!




No comments:

Post a Comment