Saturday, December 6, 2014

Ese pershkruese letersi




Ese pershkruese 
Shtepi e ëmbla shtepi!


Gjithe njerezit ndahen kur vjen puna tek tiparet e karakterit, preferencat dhe shijet. Perhere kam qene e mendimit se karakteri  eshte ai qe formon preferencat tona.                                                                                                                                                Kam deshire ta nis kete pershkrim me shprehjen e famshme te Linkolnit “Unë kam nje ënderr”.

Une kam nje enderr, enderroj te kem nje shtepi, nje shtepi qe nuk i perket deshirave te ekzagjeruara per nje shtepi gjigande qe do te me merrte nje jave kohe per te pare gjithe dhomat e mundshme. Gjithmone kam enderruar nje shtepi te vogel, te vecuar nga dyndjet dhe zhurmat e vendbanimeve urbane. Shtepia e endrrave te mia gjendet ne nje vend malor, me ajer te paster , ku ne pjesen me te madhe te vitit syte do te me qetesoheshin nga gjelberimi i pemeve dhe mushkrite do me lumturoheshin nga te qenit larg zonave me ajer mbytes.                                                                                                                                                                      Enderroj nje shtepi te vogel, kryesisht te punuar  me dru, preferoj drurin sepse me jep nje ndjesi ngrohtesie, paqeje dhe e ben ambjentin me familjar. Nje shtepi me cati qe do te zbukurohet nga hijeshia e bores se dimrit. Nje shtepi me sallon te madh,me  oxhak  te bukur, nje kend te rehatshem ,ngjyre bezhe dhe nje televizor plazma qe t’i tregoje njerezit,pothuajse si ne realitet.             
  Enderroj qe kjo shtepi te kete nje ventrate te madhe xhami, sa nje faqe muri, ne menyre qe natyra piktoreske  te depertoje dhe ta zbukuroje shtepine si nje panorame gjigande. Shtepia e endrrave te mia ka dhe nje balkon te vogel me disa kolltuke  dhe nje tavoline, ku mund te ulesh dhe te rrish me ore te tera pa u shqetesuar  aspak. Pershkrimi i shtepise se endrrave te mia perputhet plotesisht me bukurine e ashper te  Alpeve te  Zvicres.

Kjo eshte endrra ime. Kjo eshte shtepia e endrrave te mia.

No comments:

Post a Comment